Futbollisti i njohur brazilian, Dani Alves, është liruar së fundmi nga burgu, dhe njërën prej netëve të tij të para në liri e kaloi duke festuar deri në 5 të mëngjesit me miqtë e tij.
Ish-lojtari i Barcelonës u lirua nga burgu spanjoll të hënën pas 15 muajsh në mbajtje dhe ishte në pritje të gjykimit të tij, shkruan DailyMail.
Atij iu ishte ngritur aktakuza për përdhunimin e një gruaje në dhjetor të vitit 2022.
Futbollisti 40-vjeçar, u shpall fajtor në shkurt të këtij viti dhe u dënua me katër vjet e gjysmë burg, por Alves është në proces apelimi ndaj vendimit dhe do ta bëjë këtë nga shtëpia e tij pasi ra dakord me një sërë kushtesh të dhëna nga gjykata.
Alves ka dorëzuar të dy pasaportat e tij, atë spanjolle dhe braziliane dhe do të ketë vizita të detyrueshme një herë në gjykatë pas lirimit të tij me kusht, për të cilin pagoi një garanci prej 1 milion eurove.
Por, pasi e bëri këtë, lojtari i akuzuar për përdhunim, po feston lirinë e tij nga jeta jashtë mureve të burgu.
Së fundmi ai ka festuar ditëlindjen e babait të tij.
Sipas mediumit “This is Life”, një ditë pasi Alves u lirua ai priti familjen dhe miqtë e tij në shtëpinë e tij në Esplugues de Llobregat pasi kishin dalë për darkë për nder të ditëlindjes së babait të futbollistit brazilian.
Pas darkës, ata e vazhduan festën në vilën e Alves 5.2 milionë euro, dhe kjo festë mendohet se zgjati deri në orën pesë të mëngjesit. /Telegrafi/