Site icon Telegrafi

Dani Alves është parë duke luajtur futboll në publik për herë të parë që nga lirimi nga burgu

Ish-mbrojtësi brazilian, Dani Alves u pa duke shkelmuar një top në Barcelonë në fillim të kësaj jave dhe kjo ishte hera e parë që ai luan futboll në publik në vite.

Legjenda e Barcelonës, Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në vitin 2022.

Megjithatë, para disa muajsh, Alves u lirua me kusht, pasi gjykata vendosi ta lë të lirë në përfundimin e rezultatit të ankesës.

Tani, 42-vjeçari është parë në një park në qytetin e Barcelonës, duke luajtur futboll me disa miq.

 

Interesant është fakti se ish-mbrojtësi i Barçës veshi fanellën e Boca Juniors, pasi kjo u duk një zgjedhje mjaft befasuese nga braziliani.

Alves gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me klube si Bahia, Sevilla, Juventus, Paris Saint-Germain, Sao Paulo dhe Pumas. /Telegrafi/

Exit mobile version