Dani Alves bëri një rikthim mahnitës në La Liga pasi bëri një asistim të egër për golin e Barcelonës kundër Granadës mbrëmjen e së shtunës.
Legjenda braziliane është kthyer te Barca për një periudhë të dytë pas ndërprerjes së kontratës me Sao Paulo dhe bëri paraqitjen e parë të “epokës së dytë” në Copa Del Rey të enjten mbrëma.
Atij iu dorëzua një vend titullari i dytë radhazi të shtunën mbrëma dhe dëshmoi se ka ende cilësi të jashtëzakonshme në krahun e djathtë të mbrojtjes, edhe në moshën 38-vjeçare.
Alves u tregua i jashtëzakonshëm duke bërë një asistim të bujshëm nga thellësia për Luuk de Jong, i cili shënoi me kokë për 0-1.
Ky asistim tregoi cilësitë e vjetra të Alvesit, dhe me të vërtetë i ktheu vitet e lavdisë në ngjyrat e Barçës.
Në vazhdimin e kampionati, braziliani pritet të jetë i rëndësishëm për ekipin e Xavit, pasi kanë hasur shumë vështirësi në gjysmë sezonin vjeshtor. /Telegrafi/
https://twitter.com/gcondealves1904/status/1479889255002423297