Legjenda braziliane, Dani Alves është arrestuar nga policia në Barcelonë dhe është dërguar në gjykatë për t’u marrë në pyetje pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate të qytetit.
Policët spanjollë e ndaluan futbollistin pasi ai u mor në pyetje pas ankesës zyrtare të gruas në fjalë.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dërgua në një stacion policie në lagjen Les Corts për të dhënë një deklaratë zyrtare mbi rastin.
Ai pranoi se kishte qenë në klubin ikonik të natës të qytetit Sutton në fund të muajit të kaluar kur ndodhi krimi i dyshuar seksual.
Por, ai protestoi për pafajësinë e tij në një intervistë televizive spanjolle pasi një gjykatë konfirmoi se kishte hapur një hetim zyrtar.
Brazil star Dani Alves arrested by Spanish police after ‘sexually assaulting woman in nightclub toilet’ https://t.co/eeso84ykMV pic.twitter.com/cekHhv3agY
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 20, 2023
“Unë nuk e di se kush është kjo zonjë. Nuk ia di emrin, nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time”, ka thënë Alves.
39-vjeçari, i cili u bë braziliani më i vjetër që luajti në një Kupë të Botës muajin e kaluar, kishte rregulluar intervistën e tij në polici përmes avokatëve, raportuan mediat lokale.
Brazil international Dani Alves is arrested and quizzed by Spanish cops over claim he sexually assaulted a woman in Barcelona nightclub https://t.co/fQDS1NNEPj pic.twitter.com/blJZhgMgNq
— Mail Sport (@MailSport) January 20, 2023
Raportet thanë gjithashtu se ai do të arrestohej dhe do t’i merreshin shenjat e gishtave si pjesë e një procedure rutinë përpara se të merrej në pyetje dhe të dërgohej në gjykatë për të hetuar sulmin e dyshuar seksual.
“Një burrë i akuzuar për një sulm të pahijshëm në një klub nate në Barcelonë në fund të vitit të kaluar është arrestuar. Ai tani është dërguar në gjykatë pasi ka bërë një deklaratë në polici”, ka thënë një zëdhënës i policisë rajonale. /Telegrafi/