Peter von Tangen Buskov nga Danimarka ka shënuar rekord të ri botëror për numrin më të madh të fijeve të çibritit të vendosura në hundë, ka konfirmuar uebfaqja e rekordeve botërore Guiness.
39 vjeçarit iu desh të fuste të paktën 45 fije në vrimat e hundës për të shënuar rekord të ri.
Në vend që të ndalonte në 45, danezi vazhdoi duke vendosur edhe 23 fije të tjera, duke e rritur numrin e fijeve të çibritit brenda hundës në 68.
Von Tangen Buskov ka pohuar se përpjekja për të shënuar rekord “nuk e ka lënduar vërtetë”, transmeton Telegrafi.
“Kam vrimat e hundës mjaft të mëdha dhe lëkurë elastike. Jam i sigurt se kjo më ndihmoi shumë”, tha ai për Guiness.
Vendosja e një rekordi botëror duket të ketë qenë ëndërr e Buskov, i cili ka theksuar se i ka lexuar librat e rekordeve botërore që kur ka qenë fëmijë.
“Kurrë nuk e kam menduar se do të shënojë një rekord vetë”, tha ai. /Telegrafi/