Site icon Telegrafi

Danezët gjejnë metodë interesante për t’i “luftuar” ditët e errëta gjatë dimrit, festivali i dritave shndërron Kopenhagën në një “poç” gjigant

Janë vendosur 60 instalacione artistike të ndriçimit nëpër tërë qytetin, kurse autoritetet lokale shpresojnë se ky festival do të tërheq më shumë vizitorë krahasuar me vitin e kaluar.

Festivali do të jetë i hapur për vizitorë deri më 23 shkurt. Kurse kryeqyteti i Danimarkës ndoshta mund të jetë i ftohtë dhe i errët gjatë muajve të dimrit, por me ndihmën e këtij festivali dimri është më shumëngjyrësh dhe më i ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Përveç veprave artistike me drita, janë bërë edhe hapësira të veçanta për rrëshqitje të rrethuara me 100 mijë poça fluoreshent. E atraksion po cilësohen magnetet e vendosur nën akull që prodhojnë efekte të jashtëzakonshme gjatë rrëshqitjes.

“Duam të paraqesim diçka të re. Për herë të parë në festival po merr pjesë i tërë qyteti”, ka deklaruar Jesper Konghaus nga festivali i dritave në Kopenhagë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version