Site icon Telegrafi

Danev: Qeveria po punëson ushtarë partiak e anëtarë të Revolucionit laraman

Deputeti Dragan Danev nga OBRM-PDUKM, sot në Kuvendin e Maqedonisë, njoftoi se do të dorëzojnë kërkesë deri te Qeveria për të marrë informacion sa njerëz të rinj janë angazhuar apo janë punësuar në institucionet shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kërkojmë të na jepet ky informacion sepse opinioni çdo ditë është i bombarduar me informacione për punësim të ushtarëve partiak, anëtarë të të ashtuquajturës Revolucioni laraman apo persona të cilët janë drejtpërdrejtë me lidhje familjare me zyrtarë të qeverisë’, theksoi deputeti.

Me këtë, sipas Danev, kryhet partizimi i institucioneve shtetërore dhe në vend të kuadrove profesinale, punësohen njerëz partiak.

Ai shtoi se në përputhje me Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik, informacionet duhet të dorëzohen në afat prej 30 ditëve. /Telegrafi/

Exit mobile version