Telegrafi

Danev: Politikat ekonomike të OBRM-PDUKM-së e zvogëluan papunësinë në 23,1%

Dragan Danev nga OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp, deklaroi se masat për zvogëlimin e papunësisë së qeverisë nga OBRM-PDUKM-ja kanë dhënë rezultate. Sipas tij, falë politikave ekonomike të partisë së tij është ulur papunësia në 23,1%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Danev deklaroi se ulja e papunësisë për 14%, nga 38% në 2005 në kohën e LSDM-së, në 23,1% janë krijuar 170 mijë vende të reja pune në kushte krize në Evropë dhe në vend.

Ai gjithashtu tha se LSDM-ja ka krijuar probleme me papunësinë dhe se mandatet e saj nuk kanë sjellur asnjë investim të huaj. Danev akuzoi se LSDM-ja për çdo ditë ka mbyllur fabrika./Telegrafi/