Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev sot i demantoi të thënat e se deputetët e opozitës bllokojnë sjellen e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe auudivizuele.
Danev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se opozita nuk ka për qëllim të bllokojë Ligjin për media, i cili ishte paralajmëruar se do të sillet në mënyrë konsensuale, duke akuzuar se “LSDM-ja dëshiron të fusë me forcë në Kuvend”.
“Ligji për media në Komision është futur në rend të ditës shumë herë dhe aty bëhet diskutimi i amendamenteve të dorëzuara nga opozita dhe nga shumica. Sa për amendamentet e opozitës, ata janë fakte absolute nga dëgjimet publike dhe ekspertëve dhe OBRM-PDUKM-ja dhe opozita nuk ka për qëllim të bllokojnë Ligjin e mediave, i cili duhej të sillej në mënyrë konsensuale, por e shohim që LSDM-ja dëshiron ta fusë me forcë në Kuvend”, deklaroi Danev.
Sipas tij, mesazhi i mbrëmshëm i BE-së, vërteton pretendimet e opozitës se Republikës së Maqedonisë nuk i duhen “ligje të reja dhe vetëm të reja” por nevoja e reformës së vërtetë në institucionet e Maqedonisë./Telegrafi/