Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM dorëzon ligjin për amnisti, Danev: Të akuzuarit për 27 prillin nuk janë terroristë

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, sot në Kuvend ka dorëzuar propozim-ligjin për amnisti, përmes të cilit kërkon të lirohen nga ndjekja penale të gjithë të akuzuarit si dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, sot në konferencë për shtyp tha se të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit nuk janë terroristë. Duke folur për propozim-ligjin për amnisti që e dorëzoi OBRM-PDUKM, Danev tha se amnistia do të përfshijë gjithë të akuzuarit për 27 prillin.

“Parashihet mënyra e ndërpritjes së ndjekjes penale. Parashihet edhe fshirje e dënimit për personat që janë të dënuar. Propozim-ligji është vërtetë për falje kombëtare. Zbatimi i të njëjtit nuk parasheh dëmtim të buxhetit”, tha Danev.

Ai shtoi se me propozim-ligjin për amnisti do të përfshihen edhe deputetët, ndërsa do të sillet me procedurë të shkurtuar.

Danev tha se OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrim nëse do të merr pjesë në Komisionin për falje./Telegrafi/

Exit mobile version