Telegrafi

Danev: Ju bëni tradhëti ndaj shtetit me këtë marrëveshje

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev pas votimit të ratifikimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, tha se kjo shumicë parlamentare po bënë tradhëti me votimin, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Marrëveshja është e njëanshme, që do të thotë se shteti jonë tash ka ultimatum. Me këtë marrëveshje nuk ka ndonjë përgjegjësi të dyanshme. Ne e ndërrojmë emrin. Ne thyhemi dhe nuk kemi vetëvendosje por ne shkilemi. Shkelet Kushtetuta dhe rendi kushtetutes” tha mes tjerash nga foltorja e Kuvendit, deputeti Danev.

Ai gjithashtu tha se Maqedonia po shkilet dhe këtë po e bëjnë edhe shqiptarët, duke e apostrofuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Miratohet propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë