Site icon Telegrafi

Dancun premton përkrahje për Kosovën

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, sir Alan Duncan ka takuar të mërkurën kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa me këtë rast tha se do të përkrahin Kosovën dhe çdo shtet që dëshiron të anëtarësohet në BE edhe pse Britania është në proces të daljes.

Ministri Duncan në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Haradinaj tha se qëllimi i vizitës së tij është samiti i Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Londër.

Ministri britanik për Evropë tha se rajoni ka probleme me krimin e organizuar.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi vizitën e Duncan, duke e quajtur ripërtëritje të marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Tani jemi në dimensione të reja të bashkëpunimit… Sikurse e dimë në korrik mbahet takimi i Londrës, një takim i rëndësishëm i vendeve të Ballkanit dhe qëllimi i Kosovës është që në këtë takim por edhe në vazhdimësi Kosova të shënoj progresin e vet që është në rend dhe ligj, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe njëkohësisht t’i identifikojmë projektet e përbashkëta, qofshin regjionale, qofshin më gjerë në perspektivën euroatlantike”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version