Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka publikuar ditë më parë projektin e ri muzikor.
“Dancing’s Done” titullohet kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar me një video, në kuadër të albumit të saj të ri.
Kjo tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore përfshirë edhe kanalin, YouTube.
Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, vjen me një interpretim të mrekullueshëm në prurjen me plot ritëm.
Ajo po vazhdon të korrë suksese të jashtëzakonshme dhe të jetë mjaft e pëlqyer në tregun ndërkombëtar.
E njëjta edhe në vitin që lamë pas ishte e përfshirë në disa ceremoni, e madje u nderua edhe me çmime.
Biondja u nominua për çmime në “MTV Europe Music Awards”, “Los 40 Music Awards”, “MTV Video Music Awards”, dhe “People’s Choice Awards”.
Autorja e “Sweet but Psycho” fitoi dy çmime në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, “Los 40 Music Awards”. /Telegrafi/