Telegrafi

”Dancers United MK” nga Maqedonia merr pjesë në garën botërore të vallëzimit në Austri

Grupi i vallëzimit ”Dancers United MK” do të merr pjesë në garën botërore të vallëzimit modern të personave me nevoja të veçanta, që mbahet në Graz të Austrisë, përcjell Telegrafi Maqedomi.

Gara mbahet nga 19 e deri më 23 tetor. Me këtë rast, grupi i vallëzimit u vizitua nga ministresha për punë dhe politika sociale, Frosina Remenski, ndërkaq ministria është sponzorizuese e këtij grupi./Telegrafi/