Në “Dance With Me”, atmosfera është gjithnjë elektrizuese.
Gara bëhet gjithnjë e më e fuqishme, kur bëhet fjalë për kupën e mbrëmjes, të cilën këtë herë e rrëmbyen Arnita dhe Besi, me një performacë që u vlerësua maksimalisht nga juria e spektaklit.
Mbrëmja e sotme ishte mjaft e veçantë për politikanin Nard Ndoka, pasi produksioni i kishte përgatitur atij një surprizë.
Në skenën e “Dance With Me” ishte bashkëshortja e tij Kozeta, e cila, edhe pse fillimisht e kishte refuzuar ftesën, pranoi të ishte bashkë me të, për të ruajtur një kujtim të bukur. Ata vallëzuan së bashku “Dance me to the end of love”, duke emocionuar të gjithë publikun.
Tashmë çiftet e artistëve janë shndërruar në kërcimtarë profesionistë, që nga java në javë na falin ritëm, emocion, humor dhe spektakël.
“Dance With Me” rikthehet sërish javën e ardhshme, në orën 20:15, vetëm në ekranin e Televizionit Klan.