Site icon Telegrafi

“Dance With Me” rikthehet me edicionin e tretë (Video)

Pas javësh përgatitje, 12 personazhet e jetës publike të përzgjedhur për edicionin e tretë të “Dance With Me” ndihen gati te ngjiten në këtë skenë, ku do të konkurrojnë mes njëri – tjetrit, jo me profesionin e tyre, por në gjininë e vallëzimit, atë profesionist.

Pas ushtrimit në palestër, gjashtë çiftet në garë u ngjitën në skenë, në atë që njihet si prova gjenerale, për të marrë këshillat e fundit nga produksioni.

Këtë sezon, në skenën e “Dance With Me” do të prezantojnë aftësitë e tyre në vallëzim, nën koreografitë e Albi Nakos, personazhe të teatrit, muzikës, spektaklit, por edhe politik – bërës e shef kuzhine, shkruan TV Klan.

Produksioni i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, gjykimin e konkurrentëve ia beson sërish treshes, Valbona Selimllarit, Albi Nakos dhe Robert Aliajt.

Kush do të jetë fituesi i ‘Dance With Me 3’, mbetet për t’u zbuluar të hënë pas të hënë, në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan, duke nisur nga sonte në orën 20:15.

Exit mobile version