Dan Bilzerian pretendon se dikush ia vodhi orën e tij luksoze nga dora gjatë ndeshjes së boksit së Canelo Alvarez në Las Vegas dhe tani ka përfshirë edhe policët në këtë rast.
Ylli i Instagramit ka thënë për TMZ se mbante një orë Richard Mille me vlerë në mes 950 mijë dollarë dhe një milion dollar, në meçin e Canelo dhe një moment vuri re se i mungonte aksesori në dorën e tij.
Dan theksoi se po bënte një sërë fotografish me fansat gjersa mendon se mund t’i ketë rrëshqitur nga kyçi dorës, sepse është shumë e lehtë dhe se nuk ka një kapëse.
Burimet thonë për TMZ se policia po merret me rastin dhe se po e hetojnë këtë.
Dan thotë më tej se e paraqiti rastin menjëherë në polici pas përleshjes të së shtunës mbrëma dhe tani po ofron një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për çdo person që mund të japë informacion në lidhje me orën.
DB thotë se nuk e kishte në një vend të sigurt orën dhe se ky moment nuk është kapur në asnjë kamerë.
Personazhi i popullarizuar i rrjeteve sociale shpreson që paratë e shpërblimit mund ta nxisin dikë që ta rikthejë orën e humbur apo ndonjë informacion për të. /Telegrafi/