Site icon Telegrafi

Damon Wilson: Siguria e Maqedonisë së Veriut është e garantuar, vendi meriton anëtarësim në BE

“Maqedonia e Veriut lëviz përmes procesit të jashtëzakonshëm historik të betonimit të sovranitetit të saj, pavarësisë, të ankorimit të përcaktimit të saj strategjik që të jetë pjesë e Perëndimit. Ka ngadalësim në procesin e eurointegrimit të saj, është bërë gabim në Bruksel, ky është dëshpërim. Por, në bazë nuk ka asnjë ndryshim. Ajo që ndodh tani është proces i madh historik, vendi e përforcon pozitën e saj të integrimit drejt Perëndimit dhe këtë e bën përmes transparencës së shoqërisë, proceseve pozitive demokratike, kthimin e qeverisjes së të drejtës, hapje drejt mundësive të reja ekonomike”.

Këtë në intervistë për AIM e thekson Damon Wilson, zëvendëskryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, i cili merr pjesë në Dialogun e Ohrit që këto dy ditë mbahet në koordinim të kryeministrit Zoran Zaev dhe të Këshillit Atlantik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Wilson, vendimi i Senatit të SHBA-së për ta mbështetur pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është punë shumë e madhe.

“Isha këtu edhe në atë kohë të konfliktit kur vendi ishte i përballur me rrezik nga lufta qytetare, ndarje, shkatërrime. Vendi kaloi një rrugë të vështirë, por tani është para derës së NATO-s. Sovraniteti i saj është definuar. Ajo do të jetë pjesë e familjes tonë, nga Aleanca e NATO-s. Do të jetë pjesë e BE-së dhe më mirë është ajo të ndodh më herët sesa më vonë, mendoj se vendi e meriton këtë”, thotë Wilson.

Ai theksoi se ajo që Franca nuk i ka dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE është më shumë problem jo i Maqedonisë, por i SHBA-së, Britanisë dhe Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version