Site icon Telegrafi

Damjanovski: Do të kandidojë përsëri nëse e kërkojnë qytetarët dhe partia

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, nga rradhët e LSDM-së deklaroi se do të kandidojë përsëri për kryetar komune nëse këtë i’a kërkojnë qytetarët dhe partia e tij. Ai gjithashtu u shpreh se në kabinetin e tij, përveç se kur ka pasur kriza, asnjë ministër nuk e ka vizituat Kumanovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë kabinet, përveç se kur ka krizë ose fatkeqësi elemntare, nuk ka ardhur asnjë ministër, as kryeministri e as presidenti. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të kandidojë ose jo për kryetar komune. Çfarë do të jetë fati i atij që shkon në zgjedhje e tregon mendimi i publikut, pra unë akoma nuk ka sjellur vendim. Por nëse unë do të kandidojë përsëri varet nga qytetarët dhe partia”, tha mes tjerash Damjanovski.

Ndërsa sa i përket ndotjes së ajrit në Kumanovë, Damjanovski e fajësoi Qeverinë veçanërisht Ministrinë e Ambientit Jetësor./Telegrafi/

Exit mobile version