Telegrafi

Damjanovski: Rruga në lagjen e Trimave do të rregullohet brenda një jave

Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski ka folur për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës në lagjjen e Trimave në Kumanovë, rrugë kjo që nuk është shtruar me vite të tëra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Tenderi për ndërtimin e kësaj rruge ka përfunduar para dy muajve, përderisa punët për asfaltimin e saj janë anuluar për shkak të rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit. Për ndërtimin e kësaj rruge ka nevojë për një javë.” tha mes tjerash Damjanovski për këtë problem.

Kur bie shi kjo rrugë bëhet me baltë dhe është rëndë e kalueshme. Banorët kanë reaguar disa herë dhe tani janë të zhgënjyer./Telegrafi/