Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën (15 korrik) nga ora 10:00 do ta ketë grumbullimin e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka shpallur listën e gjerë me 16 basketbollistë.
Kosova më 20 dhe 21 korrik do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.
Kosova në parakualifikime është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.
Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Lista e gjerë e Kosovës
Divine Miracle Myles
Valon Bunjaku
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Arian Qallaku
Edmond Azemi
Drilon Hajrizi
Erjon Kastrati
Gëzim Morina
Fisnik Rugova
Lis Shoshi
Meriton Ismaili
Atik Koshi
Dardan Kapiti
Ujkan Karanezi
Samir Zekiqi