Telegrafi

Damien Duff në prag të kalimit në Fulham

Irlandezi është cak i negociatave në mes dy klubeve, që kur Fulhami bëri ofertë për të cilën besohet se vlen 4 milionë funte.

Menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgson, ka pohuar interesimin e Duff, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në Blackburn.

Sipas Sky Sports, Newcastle dhe Fulham tashmë janë marrë vesh për transferimin e lojtarit, dhe Duff tash duhet t’i kalojë testet mjekësore dhe të përmbyllë transferimin e tij.