Në këtë edicion të Big Brother Albania, banori Damiano i ka të mbyllura llogaritë me Xhenin dhe synimi i tij i radhës është Dona.
Ai ia bën fare të qartë këtë asaj, edhe pse e di se ajo dhe Musa kanë një pëlqim reciprok.
“Musa ndaj meje është shumë para”, i thotë ai, duke i shtuar se e kupton situatën ku ajo ndodhet. Por Damiano ia bën të qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet.
“Unë e kuptoj situatën tënde, por jam realist do të pres derisa Musa të bëjë një gabim fatal. Jam i bindur se Musa nuk bën për ty. Është djalë shumë i mirë, por ka disa mendime prej fëmije”, i thotë Damiano.
“Mendimi jot. Nuk mund ta kundërshtoj. Gjithçka mund të ndodhë”, thotë Dona. /Big Brother/