Xheni është kthyer në kryeqendrën e shtëpisë së beqarëve në Big Brother.
Pas lojërave të shumta që ajo po bën me Benardin ku duket se herë ndjen për këtë të fundit dhe herë jo, në skenë është futur edhe Damiano i cili ka shprehur se ai ndjen për Xhenin dhe do donte ta bënte lojën me atë.
E gjithë kjo situatë lëmsh në shtëpi, ka pasur vërtetë nevojë për ndërhyrjen e Xhenit në mënyrë që ajo të zgjedhë se me cilin do qëndrojë por kjo e fundit i ka befasuar të gjithë duke u afruar për të puthur Armelën në buzë.
Pasi ka ndodhur kjo puthje, Xheni me shaka ka treguar se Armela është e preferuara e saj. /TCH/Telegrafi/