Telegrafi

Damian Lillard ja fiton serinë Portlandit me treshe në sekondën e fundit ndaj OKC

Damian Lillard ka shfaqur paraqitje spektakolare në ndeshjen e pestë ndaj Oklahoma City Thunder të zhvilluar në Moda Center të Portlandit.

Vendasit me epërsinë prej 3-1 hynë në ndeshjen para publikut të vet.

Fitorja 118-115 u vulos nga një treshe në sekondën e fundit e Damian Lillard i cili nga tetë metra me mbrojtjen nga Paul George arriti të fundosë mysafirët me treshe spektakolare.

Lillard mbylli ndeshjen me hiç më pak se 50 pikë duke qenë top performuesi i padiskutueshëm dhe deri tani lojtari më i mirë në Playoff.

Në anën tjetër plasmanin tutje siguruan edhe Toronto Raptors dhe Philadelhpia 76ers, të dyja të cilat mbyllën seritë 4-1 ndaj Orlandos respektvisht Brooklynit. /Telegrafi/