Site icon Telegrafi

Dameva: As nuk është marrë vendim dhe as nuk ka bazë për të, por fakti është se ka pasur ndërprerje të mandatit tim

Kryetarja e deritanishme e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, pasditen e sotme me një deklaratë për opinionin pas informacioneve të publikuara nga deputetët e OBRM-PDUKM-së ka bërë të ditur se Këshilli Gjyqësor ka diskutuar për vazhdimin e mandatit të saj me dyer të mbyllura.

Në të, ajo thotë se sipas nenit 8 paragrafi 2 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, mandati i Kryetarit të Këshillit zgjat dy vjet, por gjithashtu shton se është i padiskutueshëm fakti se i është ndërprerë mandati nga 26 prilli, 2023, kur në mënyrë të paligjshme ishte ndërrimi nga pozita, deri më 3 janar 2024.

“Vërtet befasuese janë interpretimet për një lloj zgjatjeje të mandatit përtej afatit të përcaktuar ligjor prej 2 vitesh, kur ka një fakt të padiskutueshëm se ka një ndërprerje gjatë ekzekutimit të tij.

Opinioni ka të drejtë të dijë për çdo vendim të Këshillit Gjyqësor, por në rastin konkret as nuk është marrë vendim dhe as nuk ka bazë për marrjen e tij, sepse pas skadimit të mandatit të kryetarit të Këshillit, si pikë e rendit të ditës, vetëm përfundimi i mandatit konstatohet si bazë obligative ligjore”, thotë Dameva në njoftim.

Ajo shton se ka menduar se është e nevojshme të përcaktohet data e saktë deri në të cilën ajo duhet të jetë në krye të Këshillit. Ajo thotë se janë konsultuar edhe ekspertë juridikë dhe ekspertë eminentë të fushës së së drejtës, të cilët vetëm kanë konfirmuar qëndrimin e shumicës se mandati “duhet të kryhet realisht për dy vjet”./Telegrafi/

Exit mobile version