Modelistet, aktoret, këngëtaret dhe shumë femra të tjera të jetës publike për revistën “Vogue” kanë zbuluar sekretet e tyre të rutinës së bukurisë.
Ndiqni rregullisht yjet tuaja të preferuara, përafërsisht e dini cilat produkte të kozmetikës i përdorin dhe si e kurojnë lëkurën, mirëpo disi kurrë ne arrini të dukeni as përafërsisht mirë?
Nëse lëmë anash një ushtri të tërë ekspertësh që kujdeset për dukjen e tyre, do të pajtohemi që edhe secila ka ndonjë sekret të vetin të ritualit “beauty”, në të cilën betohet dhe i cili ndihmon në dukjen e tërësishme të mirë, transmeton Telegrafi.
“Vogue” kështu për fund të vitit ka vendosur të grumbullojë disa ndër emrat e njohur botërorë, madje në një video të quajtur “45 Beauty Secrets in 5 Minutes – Here’s Everything We Learned in 2017”.
Në këtë video do të keni rastin që të mësoni se çka nuk lënë anash kurrë në rutinën e tyre Kendall Jenner, Rita Ora, Adriana Lima, Miranda Kerr, Natalia Vodianova, Drew Barrymore dhe shumë emra të tjerë të njohur dhe do të pajtoheni që këshillat e tyre gjithmonë janë të mirëseardhura!
/Telegrafi/