Site icon Telegrafi

Damat e famshme që vite të tëra po luftojnë me rënien e flokëve

Lindja e fëmijëve, ushqyerja me gji, mungesa e gjumit, stresi, menopauza apo ndonjë ndryshim hormonal mund të krijojnë stres për trupin tonë

Në përgjigje të kushteve të tilla, trupi përpiqet të kursejë energji nga burimet “me prioritet të ulët”, siç është rritja e flokëve. Fillimisht, flokët fillojnë të bien dhe në tre muaj mund t’u bien plotësisht.

Heshtjen për këtë problem e theu Jada Pinkett Smith, bashkëshorte e aktorit të njohur Will Smith, transmeton Telegrafi.

Jada e gjeti veten në qendër të një skandali kur burri i saj goditi Chris Rock-un në ndarjen e çmimit Oscar, sepse komediani po bënte shaka të pakëndshme në kurriz të kokës tullac të gruas së tij.

Jada nuk është e vetmja damë e famshme që po lufton me këtë problem. Për shkak të stigmatizimit të femrave pa flokë, gjithnjë e më shumë personazhe të famshme po e hapin këtë temë. Këto janë disa prej tyre:

Naomi Campbell

Naomi beson se filloi t’i humbiste flokët sepse i përdrodhi dhe i mbajti ato me zgjatime për vite me radhë. Ajo ka përjetuar rënie të konsiderueshme të flokëve gjatë viteve dhe së fundmi ka treguar se “ka humbur gjithçka”.

Naomi u jep shpresë femrave, sepse ka arritur të ripërtërijë flokët e shkatërruar. “Shumica e njollave tullace janë rritur përsëri. Tani kujdesem më shumë për flokët e mi, sepse humba gjithçka me zgjatimet. Jam më e kujdesshme dhe përdor vetëm gjëra natyrale”, ka përfunduar Naomi.

Kristin Davis

Aktores filluan t’i binin flokët pasi përfundoi xhirimet e sezonit të fundit të serialit të famshëm Sex and the City.

“Flokët e mi thjesht nuk janë si më parë. Dikur kisha problem me flokët e trashë. Kisha shumë flokë që ishte një sfidë edhe për profesionistët më të mirë, të mëdhenj dhe të padisiplinuar. Pak më besojnë kur u them se kam pasur flokë kaq të trashë. Ky është një problem i vërtetë dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë”, ndau përvojën e saj Kristin Davis.

Keira Knightley

Pas vitesh ngjyrosjeje, Keira vuri re se flokët po i binin. Ajo humbi vetëbesimin dhe mbante paruke në të gjitha rastet për pesë vjet, madje edhe kur ushtrohej në palestër.

“Flokët i kam lyer pothuajse në të gjitha ngjyrat për t’iu përshtatur roleve të ndryshme “të çmendura”. Flokët m’u bënë aq keq sa më ranë nga koka në xhufka. Për pesë vjetët e fundit kam mbajtur vetëm paruke dhe mund të them se kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur me flokët!“

Selma Blair

Një tjetër zonjë që i humbi flokët pas lindjes. Problemi lindi në vitin 2011, tre muaj pas lindjes së djalit, Arthurit. Në fillim ajo u trondit nga sëmundja, por shpejt filloi të fliste për gjithçka që po kalonte.

“E di që kjo nuk është magjepsëse, por bëj një dush shumë të gjatë sepse i mbledh mbetjet e flokëve nga larja. Unë nuk jam një grua që i pëlqejnë zgjatimet, ndaj më mirë eci tullac!”, përfundoi Selma e atëhershme, e cila mund të shërbejë si shembull për të gjitha gratë që po luftojnë me këtë problem.

Ricki Lake

Aktorja dhe prezantuesja amerikane Ricki Lake prej 30 vitesh po lufton me rënien e flokëve. Pas vitesh vuajtjesh, ajo vendosi të shikojë pozitivisht situatën e saj, të rruajë kokën dhe të flasë publikisht për problemin me të cilin përballen një numër në rritje i grave.

“Unë luftoj me rënien e flokëve shumicën e jetës sime. Ishte rraskapitëse, e dhimbshme, e pakëndshme, e frikshme dhe dëshpëruese. Kjo është arsyeja pse kam menduar edhe për vetëvrasje. Pothuajse askush në jetën time nuk e dinte se sa dhimbje dhe vuajtje po kaloja. As terapistët e mi nuk e dinin se si ndihesha”, tha një herë Ricki Lake.

Tyra Banks

Tyra filloi të luftonte me alopecinë në vitin 2011 kur shkroi librin e saj, “Modelland”. Shkrimi i librit e përballi atë me një stres të madh që rezultoi në rënien e flokëve.

“Isha shumë nën stres dhe kjo ndikoi në shëndetin tim. Ishte stresuese për mua të haja një vakt ose të shikoja oqeanin. Në fund mbeta pa flokë, por jo pa optimizëm”, tha në atë kohë Tayra.

Lea Michele

Ylli i serialit Glee, u përball me rënien e flokëve në vitin 2021, disa muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

“Rënia e flokëve pas lindjes është e vërtetë! Më pëlqejnë flokët e gjatë dhe tashmë jam duke u përgatitur për faktin që me kalimin e kohës do më duhet të bart stilin bob”, shkruante ajo ne Instagram asokohe në përshkrimin e fotos në të cilën mban një tufë të madhe flokësh në dorën e saj.

Neve Campbell

Aktores filluan t’i binin flokët kur ishte vetëm 23 vjeç. Jeta dinamike gjatë xhirimeve të “Scream”, divorci dhe fansat e shumtë që e ndiqnin dhe nuk i dhanë qetësi, shkaktuan alopeci të lehtë.

“Isha shumë e vogël kur fillova të vuaj nga alopecia. Isha e mbingarkuar dhe po kaloja një divorc. Në të njëjtën kohë, po merrja mesazhe kërcënuese dhe u përballa me një numër fansash të pamëshirshëm, të cilët nuk më dhanë asnjë moment privatësie. Ishte shumë për mua, më mërziti aq shumë saqë filluan të më bien flokët. Jeta nuk është gjithmonë një tas me qershi”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version