Dukagjini mori fitore të madhe (1-0) në udhëtim te Llapi, në sfidën që u luajt në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Këtë fitore, trajneri Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se e kanë arritur falë paraqitjes brilante nga Kenan Haxhihamza.
Gardiani i skuadrës nga Klina priti dy penallti, derisa ndihmoi ekipin e tij ta ruante epërsinë minimale të krijuar në Podujevë.
Dallku nuk ua humbi mundin as lojtarëve të tjerë, duke thënë se ata dhanë maksimumin nga minuta e parë, derisa tek ajo e fundit.
Më tej, ai shtoi se kanë arritur të krijojnë një ekip të mirë, pasi konsolidimi brenda tij ishte i vështirë.
Strategu i Dukagjinit vazhdoi duke thënë se ai nuk mund të jep parashikime se ku mund të përfundojnë në tabelë, derisa fokusin e kanë te Gjilani, për ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/