Telegrafi

Dallku: VAR-i e ndihmon futbollin, por Dukagjini po dëmtohet shumë

(Foto: Facebook/KF Dukagjini (Klinë) Nikollë Quni)

Dukagjini nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në shtëpi në përballjen ndaj Ballkanit në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina barazoi pa gola me atë nga Theranda, derisa tentojnë që të plasohen më lartë se sa fundi i tabelës.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku, është prononcuar për media dhe diskutoi ndeshjen në përgjithësi.

Lexo po ashtu Fati është në anën e Ballkanit: Barazon me Dukagjinin, por bëhet lider i BKT Superligës së Kosovës

“Normalisht pika ndaj konkurrentit kryesor për të fituar titullin është shumë mirë. Ishte një ndeshje ku të dyja ekipet po frikësoheshin nga njëra-tjetra”, ka thënë trajneri i Dukagjinit për Art Sport.

“Puna e kartonëve të kuq na bënë të shqetësohemi. Nuk e di, maksimumi aty ishte vetëm një karton i verdhë. VAR-i sigurisht që ndihmon në zhvillimin e futbollit, por vetëm kundër nesh është duke përdorur ndryshe”.

“Nuk jam i kënaqur me grumbullimin e pikëve deri tash, por fazën e dytë e filluam në mënyrë pozitive ndaj një pretendetit që është për titull. Do tentojmë që të marrim në çdo ndeshje pikë të plota. Me dy-tre përforcime duhet të arrijmë objektivat tona, të cilat nuk përfshijnë fitimin e Superligës apo fitimin e Kupës”, përfundoi Dallku. /Telegrafi/