Site icon Telegrafi

Dallku i thotë Shevchenkos: Po të isha si ti nuk do të flija rehat

Kapiteni i Prishtinës, dhe ish-lojtari i Vorskla Poltavës në Ukrainë, Armend Dallku u ka zbuluar ukrainasve Kosovën.

Sipas tij, përzgjedhësi i Ukrainës, Andrij Shevchenko, nuk duhet të flejë i qetë.

“Kosova ka një lojtar të shpejtë në vijë dhe po ashtu mesfushë të mirë. Fokusi i skuadrës është në dy mesfushorët anësor që kanë shpejtësi të lartë, ata luajnë mirë me topin dhe janë të paparashikueshëm. Kjo ju lejon kundërsulme të shpejta”, thotë Dallku për “ua-football.com”, raporton Gazeta Olle.

Ai foli edhe për trajnerin, Albert Bunjaku. “Bunjaku është një trajner i ri, i cili për herë të parë në karrierën e tij kishte mundësinë të drejtojë një ekip serioz dhe kombëtar”.

Lexo po ashtu Fanella e mesfushorit të Interit përfundon në duart e ish futbollistit kosovar

Ish-kapiteni i Vorsklas, ka edhe një porosi për Shevchenkon. “Kosova ka lojtarë të rinj që ju duhet ende përvojë. Po të isha në vend të Andriy Shevchenkos, nuk do të flija rehat para kësaj ndeshje. Në ekipin e Kosovës, lojtarët nuk kanë presion psikologjik, prandaj nuk mund ta parashikosh rezultatin. Për më shumë, shumë lojtarë kanë përvojë në garat ndërkombëtare, si në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës”, deklaroi Dallku.

Exit mobile version