Site icon Telegrafi

Dallku: Të japim maksimumin ndaj Llapit, t’i gëzojmë adhuruesit tanë me fitore

Armend Dallku (Foto: FC Prishtina)

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka folur para ndeshjes së madhe që do ta zhvillojnë në shtëpi ndaj Llapit.

Prishtina është nikoqire e Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës, ndeshja e cila dikton edhe fatin e dy skuadrave në luftën për titull.

Sipas kapitenit të vendasve, Dallku, Prishtina do të jap maksimumin për të marr fitore dhe për t’i gëzuar tifozët e tyre Plisat.

Lexo po ashtu FFK e konfirmon: Prishtina – Llapi, drejtohet nga Genc Nuza dhe pesë gjyqtarë të tjerë

“Mund ta quajmë si duel para-finale, por ne kemi mbajtur këto gjashtë ditë kohë ekipin maksimalisht të përqendruar për këtë ndeshje të radhës, ku pastaj i kemi edhe dy ndeshje tjera, por na gëzon fakti që ne luajmë në stadiumin tonë”, ka thënë fillimisht Dallku për faqen zyrtare të Prishtinës.

“Po ashtu, mos të harrojmë se në çfarë mënyrë është sjell ekipi kundërshtar në ndeshjen e fundit në Podujevë dhe kjo duhet të na motivoj neve si futbollistë që brenda fushës të kemi motiv shtesë që me iu kundërvu në mënyrën e duhur edhe për atë ndeshje”.

Lexo po ashtu Batatina: Prishtinën e kam mposhtur para dy viteve si vendas, le të merren ata me statistika, unë merrem me lojë - pres që Drita të vazhdojë ta respektojë kampionatin

“Kështu që shpresojmë që të jemi në maksimumin e kondicionit të gjithë futbollistët deri në ditën e ndeshjes, të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë shikuesit tanë që do të jenë të pranishëm”, përfundoi kapiteni i Prishtinës.

Ndryshe, Dallku ka plot 146 paraqitje zyrtare me fanellën e Prishtinës dhe ka shënuar edhe nëntë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version