Telegrafi

Dallku: Shpresojmë të vazhdojmë me fitore

????????????????????????????????????

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku është gati për derbin e vjetër ndaj Besës së Pejës.

Kryeqytetasit me fitore eventuale do të kalonin në pozitën e dytë në tabelë pas humbjes së Feronikelit.

Mbrojtësi me përvojë ka thënë për faqen zyrtare të klubit se shpresojnë të vazhdojnë me fitore.

“Pas fitoreve dhe suksesit radhazi tonin, shpresojmë të vazhdojmë këtë seri edhe me Besën. Objektivi ynë së bashku me trajnerin dhe kryesinë ka qenë që 11 ndeshjet e fundit t’i fitojmë të gjitha dhe eventualisht të presim ndonjë gabim të kundërshtarëve tonë që janë sipër tabelës”.

“Por, kjo nuk do të thotë t’i shikojmë ndeshjet e kundërshtarëve, por duhet t’i shohim ndeshjet tona , t’i fitojmë ndeshjet tona që t’ia bëjmë hyzmetin ndeshjeve tona dhe në fund të shohim se ku do të përfundojë kampionati për ne”, ka thënë kapiteni, Armend Dallku. /Telegrafi/