Site icon Telegrafi

Dallku: Prishtina erdhi dhe luajti futboll, nuk bëjmë kalkulime

Prishtina ka marrë një barazim ndaj Ballkanit, barazim ky që nuk i kryen aq punë pasi tashmë është jashtë garës për titullin e kamponit.

Gjithsesi, prishtinasit u angazhua maksimalisht për fitore, derisa ky barazim mund ta penalizojë Ballkanin në luftë për titull, edhe pse me këtë pikë vetëm sa është afruar te kreu pas dështimit të Dritës.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, beson se skuadra e tij ka mundur të fitojë sot.

“Ishte ndeshje shumë e bukur, kishte mjaft raste e gola. Mirëpo, nëse do të ishim më të qetë para portës, do të dilnim fitues nga kjo ndeshje sepse e patë që kishim edhe raste për ta fituar ndeshjen”.

“E kemi parë edhe që është thënë se ne do të vijmë këtu vetëm sa për ta kaluar radhën, por, ne në asnjë mënyrë nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Luajtëm futboll, kështu që i përgëzoj djemtë për angazhim, përkundër që përfundoi barazim. Ndoshta me pak fat do ta fitonim edhe ndeshjen”, ka thënë Dallku për “Super Sport Kosova” pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version