Dukagjini e nisi sezonin 2023/24 në Superligën e Kosovës me humbje, madje duke u mposhtur në shtëpi nga Malisheva me rezultat 1-0.
Trajneri Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se kjo disfatë vije si shkak që kishin shumë mungesa.
“Nuk dilnim në lojën tonë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime por nuk e patëm fatin me ne”, ka thënë ai për ArtSport.
“Ishte lojë e barabartë në të gjitha aspektet. Ky është futbolli, duhet të korrigjojmë gabimet. Kishim probleme me disa lëndime e mungesa tjera”.
“Po na përcjellë një fat i keq në fillim të kampionatit. Neve na mbetet që të punojmë në qetësi dhe t’i përmirësojmë gabimet”.
“Duhet shumë punë e sakrificë për të arritur te fitorja”, ka potencuar më tej Dallku. /Telegrafi/