Telegrafi

Dallku pas fitores: Shpresoj që Dukagjini të luajë kështu edhe ndaj kundërshtarëve tjerë

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Dukagjinit me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Megjithatë, fitorja e Prishtinës nuk ishte edhe aq e lehtë sa tregon rezultati, pasi mysafirët ishin të motivuar dhe gjatë një kohe luajtën si të barabartë.

Dallku beson që Dukagjini do të luajë i motivuar kështu si ndaj Prishtinës edhe ndaj skuadrave të tjera në vazhdim të kampionatit.

Lexo po ashtu Prishtina mposht me rezultat të thellë Dukagjinin

“Ndeshjen e vështirësuam ne, pasi që nuk konkretizuam rastet që kishim. Pranuam një gol të evitueshëm. Por, me vendosmërinë e futbollistëve dhe angazhimin maksimal arritën të mbyllnim ndeshjen për të marrë një fitore të rëndësishme”, deklaroi fillimisht Dallku për SS Kosova.

“Shpresojmë që kundërshtari të luajë i motivuar edhe me skuadrat tjera, ashtu siç luajtën të motivuar me Prishtinën”, përfundoi trajneri i kryeqytetasve.

Ndryshe, Prishtina vazhdon të mbetet në pozitën e dytë të renditjes me 50 pikë apo dy më pak se lideri Drita.

Në ndeshjen e ardhshme, bardhekaltrit udhëtojnë drejt Podujevës për ndeshjen me Llapin. /Telegrafi/