Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka folur pas fitores në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës, duke thënë se skuadra më e mirë e fitoi ndeshjen.
Dukagjini mposhti Prishtinën me rezultat 1-0, për të cilët ishte fitorja e dytë rresht në Superligë.
“Ne morëm atë që deshëm. Rëndësi kanë pikët e plota. Duhet t’i përgëzoj djemtë për luftën e pakompromis brenda fushës. Në pjesën e dytë patëm vështirësi pasi kundërshtari ndryshoi në taktikë dhe na mori pak kohë deri sa u përshtatëm sërish në lojë”.
“Patëm disa raste, me Johnin dhe penalltinë. Me rëndësi janë pikët. Prishtina është ekip i madh që mund ta vë në vështirësi çdo skuadër. Por, sot fitoi ekipi më i mirë”.
“Kryesia ka pasur besim te shtabi teknik, ne kemi besuar tek ekipi. Në xhirot e para kemi pasur ngërç sepse ndryshimi i lojtarëve është i vështirë, sidomos për neve si staf. Ne kemi pasur besim. Klubi ka pasur besim te ne. Ne po mundohemi t’ua shpërblejmë. I falënderoj edhe tifozët e klubit për përkrahjen. Kjo fitore shkon për ta”, ka thënë Dallku.
Dukagjini mori fitoren e dytë me radhë dhe me tetë pikë mban vendin e nëntë. /Telegrafi/