Telegrafi

Dallku pas fitores ndaj Dritës: Lojtarët luftuan deri në fund, meritë e tyre

Dukagjini ka arritur që të marrë fitore të madhe në shtëpi ndaj nënkampionit të Kosovës, Dritës, me rezultat 2-1.

‘Hithat’ fitoi ndaj “Intelektualëve”, me një lojtar më pak, pasi Elton Bastri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të.

Armend Dallu është shprehur i lumtur me fitoren e parë në kampionat, duke thënë se kjo është meritë e lojtarëve.

“Jemi të lumtur për këtë fitore pasi kemi pritur gjatë për këtë gjë”.

“I falënderoj tifozët edhe një herë për mbështetjen, lojtarët luftuan deri në fund dhe e gjitha është meritë e tyre”.

“Problematika e parë është zëvendësimi i një qendër mbrojtësi, është shumë e vështirë të luajmë me një lojtar më pak”.

“Vendosëm të ndryshojmë strategjinë tonë dhe në fund rezultuam të sukseshëm”, ka thënë trajneri Armend Dallku për Art Sport. /Telegrafi/