Telegrafi

Dallku pas barazimit me Lirinë: Do ta kalojmë këtë ngërç psikologjik

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Lirisë në ndeshjen e javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Armend Dallkut nuk ka arritur ta gjej fitoren as pas ndeshjes së tretë këtë sezon, duke barazuar me Lirinë në ndeshjen e luajtur në “18 qershori” të Klinës.

Megjithatë, trajneri i klinasve beson se skuadra ka ngërç psikologjik, pasi ka arritur të krijojë shumë raste shënimi në ndeshjen e sotme.

Lexo po ashtu Dukagjini nuk di për fitore, barazon me Lirinë

“Janë pesë raste ku 99 për qind është gol dhe 1 për qind jo. Ne kemi thënë edhe më herët që si staf kemi për obligim t’i drejtojmë lojtarët të arrijnë në 16 metërshin e kundërshtarit dhe aty vjen pastaj në shprehje aspekti individual”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.

“Duhet ta kalojmë këtë ngërç psikologjik, do të them më tepër. Edhe në ndeshjet e kaluara kemi pasur nga 2-3 raste shënimi, por nuk kemi realizuar. Jemi në rënie psikologjike”.

“Edhe në ndeshjen ndaj Lirisë nuk u ndalëm asnjë minutë duke krijuar raste, por në fund na mungoi goli. Kam bindjen që do të vij edhe goli”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/