Site icon Telegrafi

Dallku nuk është i kënaqur me barazimin e Dukagjinit ndaj Dritës

(Foto: Facebook/KF Dukagjini (Klinë) Nikollë Quni)

Dukagjini nxori një barazim të artë në udhëtim te Drita, pasi barazuan 2-2 në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se ai nuk është i kënaqur vetëm me një pikë.

“Nuk më kënaq barazimi, pasi krijuam shumë raste shënimi, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë ai fillimisht për Art Sport.

Lexo po ashtu Drita dhe Dukagjini ndahen baras në trilerin e katër golave, gjilanasit humbën penallti në fund

“Kishim një ndeshje të mirë në pjesën e parë. Por edhe në pjesën e dytë kishim raste për gol. Na la shije të keqe penalltia”.

“Prekja me dorë nga kundërshtari na kthehet për penallti. Gjyqtari kryesor nuk mund t’i shikoj të gjitha, por më habit pse nuk reaguan gjyqtari katërt apo anësori e po ashtu edhe gjyqtarët e VAR-it”.

“Zoti është i madh dhe u prit nga portieri jonë. Kemi dominuar edhe me raste edhe me taktikë. Fitorja do të ishte perfektë për ne”, ka shtuar më tej Dallku. /Telegrafi/

Exit mobile version