Site icon Telegrafi

Dallku mendon se Dukagjini nuk e meritoi humbjen ndaj Dritës

Dukagjini ka humbur pas dy fitoreve radhazi, pasi është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Drita.

Klinasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë duke krijuar raste të mira shënimi, por që në fund nuk arritën fitoren.

Trajneri Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen në këtë takim.

“Pësuam një gol që rrallë shihet në kampionatin tonë dhe kundërshtari na mposhti me atë rast”.

“Krijuam shumë raste shënimi, por fatkeqësisht nuk i konkretizuam edhe pse dominuam. Nuk e kemi merituar humbjen në këtë duel, por futbolli është i tillë”, tha Dallku.

Tutje Dallku tha se kjo humbje i dhemb për faktin që ndoshta ishte ndeshja më e mirë e këtij sezoni nga skuadra e tij.

“Normalisht që dhemb kjo humbje, pasi në fillim kemi pasur vështirësi. Por rëndësi tani ka që po luajmë mirë dhe po qarkullojmë topin”.

“Shpresoj që në ndeshjet e tjera përveç që të luajmë mirë të shënojmë edhe gola, pasi në atë mënyrë fitojmë ndeshjen. Dua t’i falënderojë edhe tifozët për mbështetjen e madhe dhe shpresoj që në ndeshjet e ardhshme t’i gëzojmë me fitore”, deklaroi trajneri Armend Dallku. /Telegrafi/

Exit mobile version