Telegrafi

Dallku i lumtur me fitoren ndaj Llapit

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se është i lumtur me fitoren e ekipit të tij në ndeshjen ndaj Llapit.

Dukagjini ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 26-të në BKT Superligën e Kosvoës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ahmed Januzi (9’, 71’) për mysafirët dhe Amadu Latif (90+) për vendasit.

Lexo po ashtu Dukagjini mposht Llapin në Podujevë, për t'i marrë tre pikë të mëdha

Kjo fitore e madhe e ka bërë të lumtur trajnerin e ‘Hithave’, Dallkun, i cili thotë se lojtarët i kryen në përpikëri detyrat.

“Kemi luajtur ashtu siç jemi marrë vesh. Jemi përgatitur në atë mënyrë që të mos i lejojmë kundërshtarët të kenë hapësira e të dalin shpejtë, të na shkaktojnë probleme”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Batatina i lë fajin lodhjes së futbollistëve për disfatën nga Dukagjini

“Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre. Jam i kënaqur dhe i uroj të gjithë për fitoren, lojtarët dhe tifozët”.

“Tash na mbetet të punojmë e të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/