Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se është i lumtur me fitoren e ekipit të tij në ndeshjen ndaj Llapit.
Dukagjini ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 26-të në BKT Superligën e Kosvoës.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ahmed Januzi (9’, 71’) për mysafirët dhe Amadu Latif (90+) për vendasit.
Kjo fitore e madhe e ka bërë të lumtur trajnerin e ‘Hithave’, Dallkun, i cili thotë se lojtarët i kryen në përpikëri detyrat.
“Kemi luajtur ashtu siç jemi marrë vesh. Jemi përgatitur në atë mënyrë që të mos i lejojmë kundërshtarët të kenë hapësira e të dalin shpejtë, të na shkaktojnë probleme”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.
“Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre. Jam i kënaqur dhe i uroj të gjithë për fitoren, lojtarët dhe tifozët”.
“Tash na mbetet të punojmë e të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/