Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku është ndarë i lumtur me fitoren e thellë 4-1 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Prishtina është rikthyer te fitoret në momentin më të mirë për të mbetur në garë për titullin kampion, pasi ka triumfuar në derbin e javës ndaj Llapit.
Trajneri Armend Dallku u shpreh i lumtur me fitoren e realizuar, teksa theksoi pas ndeshjes se komunikimi i lojtarëve ishte ajo që e gëzoi më së shumti nga kjo përballje e fituar me dominim.
“Më gëzon fakti që kemi konkretizuar shumë raste, megjithëse kishim mundësi të realizonim edhe shumë më tepër. E dominuam totalisht ndeshjen, ishim shumë më të mirë se kundërshtari”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.
“Ishte një fitore e merituar që vjen në momentin e duhur. Tani shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe për ndeshjet e mbetura”.
“Pavarësisht disa mungesave ishim të detyruar të improvizojmë dhe ti zëvendësojmë disa lojtarë”.
“Më gëzon fakti se lojtarët sot patën një komunikim brenda fushës dhe me meritë në fund e fituam ndeshjen”, përfundoi trajneri i Prishtinës.
Prishtina tani është ngritur vendin e katërt me 27 pikë, tre më pak se liderët Gjilani dhe Ballkani që të diëlen e zhvillojnë ndeshjet e kësaj xhiro. /Telegrafi/