Dukagjini ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, pasi ka mposhtur Malishevën me rezultat të thellë 4-0.
Gjithçka u bë më e lehtë për vendasit kur Malisheva mbeti me 10 futbollistë në fushë sa ishte rezultati baras 0-0.
Zulfiu, Otto John, Altin Mërlaku dhe Morina ishin realizuesit e golave për skuadrën klinase.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka mbetur shumë i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët e tij në fushë.
“Na lehtësoi punën shumë kartoni i kuq, por djemtë kishin paraqitje të mirë. Kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola pas rasteve që krijuam”.
“Këto gola ishin me rëndësi sidomos për lojtarët e fazës së sulmit që ishin në një ngërç. Jemi të kënaqur me kontributin e Johnit në fushë. Jo vetëm të tij, por edhe lojtarëve tjerë”, tha Dallku.
Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 15 pikë, sa ka edhe Malisheva. /Telegrafi/