Prishtina do të jetë nikoqire e Ferizajt në javën e 23-të në elitën e futbollit kosovar.
Pas ndryshimeve në shtabin teknik të Prishtinës, kryeqytetasit kërkojnë fitore me trajnerin e ri Arsim Thaqi.
Kapiteni i skuadrës, Armend Dallku ka thënë se ndryshimet sjellin freski në ekip dhe kërkojnë fitoren e parë për trajnerin.
“Është fati i joni që ka ardhur një njeri që e njeh mjaft mirë ekipin. Thaqi ka pasur rol të rëndësishëm në këtë ekip. Pra, është më rëndësi se i njeh lojtarët dhe filozofinë e klubit dhe çka është më me rëndësi e njeh secilin futbollist individualisht dhe kjo është përparësi”.
“Kurse negative, nuk është momenti i duhur për trajnerin, sepse në thonjëza, jemi larg objektivit, por unë them që realisht s’jemi jashtë objektivit, sepse janë edhe 11 ndeshje dhe 33 pikë tjera dhe kurrgjë s’është e humbur dhe në mbledhje ju thash edhe bashkëlojtarëve se gjithçka është e mundur, vetëm se ne duhet të kemi vullnet për stërvitje, dëshirë që të futemi në ndeshje për fitore. Pra, Prishtinës duhet kthyer nami që duhet ketë”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit.
“Çdo ndryshim sjell freski për ekipin. Dhe shpresojmë që t’ia dhurojmë trajnerit të ri një fitore dhe që gjithmonë një trajner i ri të mbaj në mend ndeshjen e parë si të fituar dhe këtë ta ketë kujtesë të mirë me Prishtinë”, ka përfunduar kapiteni, Dallku. /Telegrafi/