Telegrafi

Dallku kërkon fitore ndaj Feronikelit

Prishtina dhe Feronikeli do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Të dyja skuadrat janë në luftë për pozitën e dytë dhe kësisoj kërkojnë maksimumin e pikëve në ‘Rexhep Rexhepi’.

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka kërkuar fitore nga udhëtimi në Drenas, pasi sipas tij barazimi nuk i konvenon asnjërës skuadër.

“Presim të jetë lojë mjaft interesante, sepse të dy skuadrave nuk iu konvenon barazimi dhe luftohet vetëm për fitore”.

“Unë besoj se ekipi ynë do të jap më të mirën që të arrin objektivin e vendit të dytë”.

“Po ashtu shpresoj shumë të bëjmë lojë të bukur për shikuesit, sepse të dy ekipet kemi lojtar mjaft cilësor brenda grupit. Unë shpresoj të fitojmë ndeshjen”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/