Telegrafi

Dallku i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo me ndarjen e drejtësisë

Dukagjini ka pësuar humbje në udhëtim te Llapi me rezultat të ngushtë 2-1.

Vetëm pas shtatë minutash lojë mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë kur Besir Iseni u ndëshkua me karton të kuq në penalltinë e shkaktuar.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka kritikuar ndarjen e drejtësisë në këtë sfidë, por ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij.

“Le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që bën spektakël. Humbëm një lojtar dhe gjithçka u prish. U munduam t’i kundërvihemi kundërshtarit dhe të vijmë deri te goli i dytë”.

“Kaq ishte mundësia jonë për sot. Futbolli nuk përfundon sot. Llapin e uroj për fitoren, por mos të harrojmë që do ta kemi edhe një ndeshje në shtëpi. U desh të bëhen ndryshime dhe ndryshoi gjithçka”.

“Lojtarët i përgëzoj për guximin, pasi luajtëm me një lojtar më pak. Kishim disa gjysmë raste, por kaq kishim mundësi sot”, ka thënë Dallku pas ndeshjes. /Telegrafi/