Dukagjini i Klinës ka marrë një tjetër fitore në BKT Superligë, teksa ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0.
Klinasit kanë bërë një ndeshje të madhe dhe me plotë meritë morën tri pikët.
Armend Dallku ka folur pas ndeshjes ku ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por edhe me fitoren e arritur.
“Jam i kënaqur edhe me paraqitjen por edhe me rezultatin. Ne provuam shumë dhe kemi pasur raste sidomos në pjesën e parë, kur kemi humbur edhe gol me portën bosh. Unë i përgëzoj djemtë për këtë fitore dhe tifozët që na kanë ndjekur gjatë gjithë kohës”, tha Dallku.
Tutje trajneri vushtrrias tha se nuk janë të kënaqur me pikët e arritura deri më tani, pasi kanë merituar më shumë.
“Ne nuk jemi të kënaqur me grumbullimin e pikëve, pasi kemi bërë volum në çdo ndeshje, kemi dominuar kundërshtarët dhe na kanë dëmtuar në disa raste, por edhe kemi pasur mungesa të lojtarëve ku disa shkak lëndimeve e disa shkak kartonëve”.
“Mendoj që kjo fitore e jona do të jetë pikë kthese për Dukagjinin”, është shprehur në fund Dallku. /Telegrafi/