Site icon Telegrafi

Dallku i kënaqur me lojën ndaj Prishtinës, por jo edhe me rezultatin

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij në barazimit në udhëtim ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

Dukagjini mori një pikë të madhe në udhëtim te Prishtina, por kjo nuk e ka bindur plotësisht trajnerin e klubit nga Klina.

Dallku ka folur pas ndeshjes me elozhe për lojën e lojtarëve të tij, por ka mbetur i pakënaqur me rezultatin, pasi sipas tij mund ta fitonin takimin.

Lexo po ashtu Trajneri i Prishtinës, Ibrakovic i pakënaqur me barazimin ndaj Dukagjinit

“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.

“I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre”.

“Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/

Exit mobile version